
Një “luftë” në distancë për influencë ka nisur duket mes Kylie Jenner, e cila humbi titullin e gruas më të ndjekur në Instagram përkohësisht, dhe selena Gomezsit, që mori fronin e saj. Këngëtarja dhe aktorja arriti 381 milionë ndjekës, ndërsa modelja dhe sipërmarrësja mbeti në nivelin e 380 milionëve.
Megjithatë, pasi u shënua një “record” I tillë ndodhi një e papritur: Disa fansë të Selenës u tërhoqën dhe Kylie kaloi sërish në krye me disa mijëra ndjekës më shumë.
Në vitin 2019, këngëtarja ishte më e ndjekura në rrjetin e përmendur social, por u kalua nga Ariana Grande dhe më pas nga modelja. Por, ajo arriti të rikthehej në krye të paktën ku përkohësisht, megjithatë është në garë të fortë për ta rimarrë kryesimin.
Selena ka thënë në të kaluarën për Vanity Fair se përpiqet të kalojë sa më pak kohë duke përdorur rrjetet sociale, pasi e konsideron humbje kohe, cka tregon se ajo nuk përpiqet dhe aq shumë sa Kylie për të qenë popullore.