KreuStil Jetese

Zbulohet dëshira e fundit e Maurizio Costanzos për Maria de Filippin!

Zbulohet dëshira e fundit e Maurizio Costanzos për Maria de Filippin!

Maurizio Costanzo u martua katër here. Për herë të parë, tha “Po
“ me  Lori Sammartino në 1963, pastaj me Flaminia Morandi në 1973 me të cilën pati edhe dy fëmijë: Camilla, skenariste në Rai dhe Saverio, regjisor.

Më pas vjen një bashkëjetesë e gjatë me Simona Izzo, ndërsa në vitin 1987 u martua me Marta Flavi. Hera e katërt është e duhura: në vitin 1995 ia jep unazën Maria De Filipit.

De Filippi ishte shprehur kohë më parë se e tmerronte ideja se burri i saj mund të vdiste një ditë. Frika më e madhe e moderatores, sic rrëfente dhe vetë, ishte  humbja e burrit të jetës së saj dhe të mos ishte në gjendje të ishte pranë tij kur ai të ndërronte jetë. Për më tepër, ajo kishte rrëfyer për të përjavshmen e themeluar nga Angelo Rizzoli se nuk e dinte nëse do të arrinte t’ia plotësonte dëshirën e fundit burrit.

 Gazetari i njohur në fakt i kishte kërkuar që t’i mbante dorën në shtratin e vdekjes. “Nuk dua që ndërthurja e atyre gishtave të mbetet si kujtimi i fundit”, tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF