KreuStil Jetese

 “Në Kurthin e Piter Pan” nis plot surpriza dhe risi!

 “Në Kurthin e Piter Pan” nis plot surpriza dhe risi!

Programi aq i dashur dhe i pëlqyer “Në Kurthin e Piter Pan” nisi siparin e edicionit të gjashtë në televizionin Klan mbrëmjen e djeshme. Ndryshe nga çdo herë tjetër programi do të vijë pranë teleshikuesve ditën e premte, në orën 21:00.

Të gjithë patëm mundësi të njiheshim me 12 gazetarët e vegjël të cilët do të intervistojnë të ftuarit në mënyrë krejt të veçantë, me pyetjet e tyre sa të sinqerta aq edhe shpresh herë ‘provokuese’, duke bërë të mundur që të sjellin te publiku gëzim, të qeshura dhe hare.

Dy supermamat Tuna dhe Aurela Hoxha, të cilat prej kohësh i mungonin ekranit me intervistat e tyre, ishin dy personazhet e parë në “Në Kurthin e Piter Pan”. Në këtë edicion të gjashtë do të rikthehen kamerat e fshehta, me protagonistë 12 vogëlushët, të cilat kanë qenë dhe pritet të jenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Ndërkohë një rubrikë tjetër që vjen risi këtë sezon është “Na shpetoi zilja”, që do t’i vendosë të ftuarit në situata surprizuese, por edhe vështirësie. Rrugëtimi sapo ka filluar dhe produksioni më në krye Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

“Është një nga emisionet më të bukura të Klanit. Piter Pan ju jep mundësi fëmijëve të vegjël që të zotërojnë skenën. Ka pasur shumë prurje në Televizionin Klan. Përshëndes familjet që janë impenjuar. Është më mirë të provosh. Ato që erdhën këtu janë fitues. I përshëndesim shumë. Me meritokraci kemi sjellë fëmijë shumë të këndshëm. Jeta është një garë e vazhdueshme. Mos u dorëzoni. Jam shumë e lumtur që sonte do të prezantoj me 12 fëmijët e parë të këtij spektakli”, tha Alketa.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF