KreuStil Jetese

Shtatë mesazhet e Shakirës për Pique në këngën e saj të re me Karol G!

Shtatë mesazhet e Shakirës për Pique në këngën e

Në janar, Shakira i befasoi të gjithë kur publikoi këngën “Music Sessions #53”me Bizarrap. Synimi i saj duket se është të ‘thumbojë’ dhe në njëfarë mënyrë të mos lërë rehat ish-partnerin e saj Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia. Kjo këngë u bë shumë shpejt hit dhe Shakira nuk hezitoi të bëjë të njëjtën gjë me publikimin e saj të ri, ‘TQG’, së bashku me Karol G.

Shtatë mesazhet që Shakira po i dërgon Piques përmes hitit të saj të ri:

1. Çfarë kishim, është harruar

Karol G është ajo që fillon të sulmojë ish-partnerin e saj Anuel AA, me të cilin u nda në mars të vitit 2022. Kur i vjen radha Shakira-s, ajo fillon një mesazh të fortë. “Të shoh me të renë më lëndoi, por tashmë jam vetëm, ajo që jetuam është harruar dhe kjo është ajo që të ka ofenduar”, këndon Shakira. “Dhe edhe jeta ime është përmirësuar, nuk je më i mirëpritur këtu”.

2. Dëshiron të kthehemi

Sapo shfaqet Shakira, sulmet e saj të kujtojnë ato që kishte nisur në këngët e mëparshme. Pique dhe Chia janë sërish objektivi i saj dhe nuk e fsheh. “Tani ju doni të ktheheni, mund ta thoni”, shton ajo.

3. Nuk përsëris të njëjtat gabime

Pastaj, ka një referencë tjetër për atë që është shprehur tashmë në vargun e mëparshëm, duke nënkuptuar se Pique do të kishte lënë të kuptohet se donte të kthehej tek ajo. Megjithatë, Shakira thekson se nuk do të “përsëris të njëjtin gabim”.

4. Pëlqen fotot e mia

Edhe pse ajo e këndon këtë së bashku me Karol G, një nga frazat që tërheq vëmendje është kur Shakira shprehet se Pique është përpjekur të afrohet kur pëlqeu foton e saj, “Dhe ti dëshiron të kthehesh, e mora me mend kur të pëlqeu një foto e imja”.

6. Përmend hitin ‘Monotonia’

Në një varg tjetër, Shakira i referohet hitit të vitit të kaluar, “Monotonia”. “Duke kërkuar ushqim diku tjetër, duke thënë se ishte monotoni dhe tani doni të ktheheni, kështu mendova kur ju pëlqyen fotot e mia”, këndon kolumbiania.

7. “Unë nuk konkurroj për meshkuj”

Shakira nuk harron t’i referohet partneres së Piques në këngën e saj të re, duke i kërkuar ish-qendërmbrojtësit të Barcelonës t’i thotë Clara se ajo nuk konkurron për burra.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF