KreuStil Jetese

E dashura publikon bisedat e fundit me Kristin, reagon ashpër Sabiani kundra tij!

E dashura publikon bisedat e fundit me Kristin, reagon ashpër Sabiani

Mbrëmjen e djeshme, Krist Aliaj deklaroi se ishte ndarë nga e dashura që kishte jashtë shtëpisë së ”BBV”. Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Zaza, e cila ka publikuar bisedën e tyre të fundit, 4 orë para se Kristi të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. 

Nga biseda, dyshja nuk duken të ndarë, madje është një bisedë me shprehje ndjenjash. E gjithë kjo bie në kundërshtim me fjalët e Kristit. Ai tha se i ka dhënë fund lidhjes para se të futej në Big Brother VIP dhe se i pëlqen shumë Keisi. 

Pas publikimit te bisedës ka reaguar gjithashtu dhe Sabiani i cili është kundër lidhjes së vajzës së tij, Keisit, me Kristin. Kjo pasi faktet tregojnë se konkurenti ka një lidhje jashtë. Edhe pse mbrëmjen e djeshme Kristi u shpreh se ato janë ndarë para se të futej në “Big Brother VIP”, këngëtari nuk e beson dhe këtë e ka treguar më anë të një postimi zyrtar në rrjete sociale. Ai shprehet se nuk do lejojë njeri të përfitojë nga naiviteti i vajzës duke shtuar se nuk ka besim se ajo që po ndodh mes Keisit dhe Kristit të jetë dashuri. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF