KreuStil Jetese

Kloni i Kimit? Metamorfoza e ngadaltë e Kylie-t:”Shndërrimi” në motrën e saj! 

Kloni i Kimit? Metamorfoza e ngadaltë e

Kur familja e tyre prekun famën përmes Keeping Up With The Kardashians, Kylie Jenner ishte thjesht një vajzë e re që i shikonte me magjepsje motrat e saj më të mëdha. Megjithatë, që kur iu nënshtrua një transformimi fizik të shumëpërfolur ndërsa kaloi nga adoleshenca në moshë nmadhore, ajo duket se gjithmonë e më shumë po i ngjason Kim-it dhe kjo u ka rënë në sy njerëzve.  

25-vjeçarja duket e merr frymëzimin nga motra e saj 42 vjecare nga nëna, pasi u shndërrua në një “bombë” po aq të habitëshme sa ajo. 

Nga tiparet e tyre të skalitura, mollzët e rrumbullakosura dhe nofullën e mirëpërvijuar, ngjashmëria mes dyshes po bëhet aq e madhe, sa ndjekësit thonë se kanë filluar edhe t`i ngatërrojnë. Megjithatë, nuk janë vetëm pamja e Kim-it që duket se kanë qenë një frymëzim për Kylie-n, pasi ylli i realiteti show-t duket se ka ecur në hapat e së motrës edhe kur bëhet fjalë për interesat e saj romantike dhe aktivitetet e saj të biznesit. 

Themeluesja e Kylie Jenner Cosmetics ka grumbulluar një numër të madh ndjekësish në mediat sociale, është bërë e para që u emërua ‘miliardere’ përmes perandorisë së saj të bukurisë – e madje thuhet se rrëzoi Kim-in duke u kthyer në “fëmijën e preferuar të nënës së tyre”! Ajo vetë madje pohoi në të intervistë të fundit se Kimi është motra e saj e parapëlqyer dhe tha për Vanity Fair Italy  se kanë pasur shumë ‘përvoja të ngjashme kohët e fundit’ pasi të dyja pësuan ndarje publike. Manjatja e kozmetikes u nda me partnerin e hershëm dhe babanë e dy fëmijëve të saj, Travis Scott muajin e kaluar. Ndërkohë, Kim u nda nga i dashuri i saj i fundit Pete Davidson në gusht të vitit të kaluar, përpara se të zgjidhte përfundimisht divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në nëntor. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF