
Selena Gomez së fundmi u bë femra më e ndjekur në Instagram me plot 386 milionë njerëz, të cilët prisnin me padurim postimet e saj. Por këngëtarja së fundmi i ka befasuar të gjithë teksa ka vendosur të lërë të gjitha rrjetet sociale duke mos sqaruar se kur do të jetë sërish aktive në to. Madje, nuk përjashtohet as mundësia që ajo të mos kthehet më.
Vetë ajo ka dhënë komunikimin e këtij vendimi befasues: “Do të bëj një pushim nga rrjetet sociale sepse e gjithë kjo po bëhet paksa absurde. Unë jam 30 vjeç dhe tashmë jam shumë e vjetër për këtë. Ju dua të gjithëve”, tha ajo.
Selena Gomez postoi gjithashtu një video në TikTok për të komentuar vendimin e saj për të marrë një pushim nga rrjetet sociale, “Unë e dua atë që jam, nuk më intereson nëse jam e madhe, nëse nuk jam, nuk më intereson. Unë e dua atë që jam”, tha ajo para se të shpjegonte se nuk do të postonte në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ka nevojë për një pushim dhe mendon se është koha për ta marrë atë.
Përtej kësaj, Selena Gomez u kritikua edhe për shtimin e saj në peshë të treguar në Golden Globes. Ajo e mori me qetësi dhe tha më pas se kishte shtuar pak peshë sepse ishte argëtuar gjatë pushimeve të saj.
Mesa duket një person me 386 milionë ndjekës mezi ka ditë të qeta ndaj ajo ka vendosur të largohet nga zhurma e krijuar nga këto platforma.

Horoskopi ditor, e hënë 27 shkurt 2023


Viva Magenta, ngjyra e vitit 2023!

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

“Kush nuk ka parë Lurën, nuk njeh Shqipërinë”

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…







Horoskopi Ditor, e diel 26 shkurt 2023






Horoskopi ditor, e shtunë 25 shkurt 2023
