
Shtëpia juaj do të gjallërohet gjatë vitit 2023 më shumë se asnjëherë tjetër. Viva Magenta, e shpallur nga Pantone si ngjyra e vitit 2023, është një nuancë e ngrohtë e cila arrin të transformojë çdo ambient. Me bazë natyrën, kjo ngjyrë ka aftësi të përshtatet më së shumti me stilin minimalist.
E rikthyer nga vitet 1970, kur ishte në kulmin e saj, Magenta këtë sezon vjen më të gjitha dimensionet: herë me nuancën rozë të ëmbël, e herë me të kuqen apo nuancat e mjedrës. Por një gjë është e sigurt që Viva Magenta është 100% në
harmoni me gjithçka, qoftë me strukturat destruktive, por edhe me çdo mjedis tjetër, qoftë argëtues apo edhe praktik.
Llambat “flakë” të kuqe.
Kurrë nuk lodhemi nga llambat e tavolinës. Këtë sezon, më shumë se asnjëherë tjetër gama e dritave me flakë të kuqe. Ato kanë aftësinë të krijojnë një atmosferë, e cila në një pikë specifike e bën vendin ku i keni vendosur të dhurojë intimitet. Disa nga sugjerimet mund të konsiderohen forma të vërteta arti, qofshin kur kanë elemente të theksuara industriale, apo në rastin kur shfaqen me siluetat e një skulpture.
Ajo që bie në sy te disa nga sugjerimet janë format e rrumbullakëta të risjella nga vitet 60-të, ku theksohen kornizat me forma kambane apo modelet futuristike që ngjajnë si pasqyra apo forma çadrash.

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

“Kush nuk ka parë Lurën, nuk njeh Shqipërinë”

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…







Horoskopi Ditor, e diel 26 shkurt 2023






Horoskopi ditor, e shtunë 25 shkurt 2023



