KreuStil Jetese

E divorcuar me dy fëmijë, gruaja martohet me një…tapet! 

E divorcuar me dy fëmijë, gruaja martohet me

Bekki Cocks, një grua e re e porsadivorcuar me dy fëmijë, së fundi u martua me një tapet. Ka shumë histori të çuditshme dashurie nëpër botë, dhe kemi parë disa herë njerëz të martohen me kukulla.  Por rasti i Bekki-t, praktikisht, i la të gjithë pa fjalë! 

Cocks tregoi historinë e dashurisë mes saj dhe tapetit të quajtur Mat. Rasti i gruas u bë shumë i njohur pasi ajo publikoi imazhe nga dasma e çuditshme që organizoi. E veshur me një fustan klasik nusërie, Bekki i premtoi dashuri të përjetshme ‘partnerit’ para miqve dhe familjes.  

Gjithçka nisi, sipas saj, pasi disa njerëz të afërt i thanë me shaka t`ia merrte  tapetin të shoqit nëse ende e donte aq shumë. Dhe pikërisht këtë bëri! Ajo rrëfen se tashmë është e fiksuar pas objektit dekorativ dhe se nuk mund të kalojë asnjë moment pa të.  

“E bleva Matin një vit më parë dhe që atëherë u kam thënë të gjithëve se sa shumë e dua atë. Fillova ta merrja seriozisht pasi miqtë e mi bënin shaka dhe më pyesnin pse nuk martohem me të nëse e dua kaq shumë. Kalova kaq shumë kohë duke e rregulluar dhe pastruar disa herë në ditë dhe duke u siguruar që të dukej gjithmonë shkëlqyeshëm. Nuk mund të jetoj pa të tani. Jam pak e fiksuar pas tij. Kur fëmijët e mi flenë, unë ulem në shtrat me të dhe ndaj mendimet e mia më intime me të”, tha gruaja. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF