KreuStil Jetese

Dua Lipa në lidhje me ish-të dashurin Rita Orës?!

Dua Lipa në lidhje me ish-të dashurin Rita Orës?!

Ylli i muzikës pop Dua Lipa po flitet se është një një lidhje të re dashurie me ish të dashurin e Rita Orës, Romain Gavras. Ajo doli nga shtëpia e famshme në Londër Chiltern Fire House në orët e para të së hënës dhe pas saj ishte Romain. Ata hipën së bashku në një makinë që po i priste shoferi.  “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë shijuar të kalojnë kohë së bashku. Dyshja është takuar me rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”, tha një burim  i brendshëm.

Rita dhe Romain kishin lidhje deri në vitin 2021 për gjashtë muaj, përpara se të ndaheshin për shkak të angazhimeve duke e bërë të vështirë daljen me njëri-tjetrit teksa ajo filmonte “The Voice” në Australi.

Dua ka qenë beqare që nga viti 2021 pasi u nda nga i dashuri model Anwar Hadid. Ndërkohë që Rita tashmë është e dashuruar me regjisorin Taika Waititi, me të cilën u martua në fshehtësi vitin e kaluar.

Ndërsa dyshja nuk kanë konfirmuar kurrë një rivalitet të jashtëm, raportohet se ka një hatërmbetje mes dy këngëtareve që ka lidhje me ish-in e Ritës, Calvin Harris. Në vitin 2018, Dua bashkëpunoi me Calvin për hitin e tyre ‘One Kiss’, dhe mendohet se ishte ‘shkëndia’ për lindjen e një romance mes tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF