KreuStil Jetese

Befason Nita dhe Shpati: Kemi dalë bashkë, ka ndodhur dhe një puthje

Befason Nita dhe Shpati: Kemi dalë bashkë, ka ndodhur dhe një

Shpat Kërleshi, moderator nga Kosova, u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania” këtë të shtunë. Si fillim ai hyri si një “surprizë” për Dean dhe Nitën të cilat kishin kërkuar dy djem me muskuj e të pashëm që të kujdeseshin për to, por më pas iu bë me dije se ai ishte banori më i ri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.



Pasi u tha se njohej me Nitën dhe kjo e fundit u distancua, Shpati këto ditë duket se është afruar më shumë me Dean. Së fundi Nita ka zbuluar detaje të reja rreth raportit të saj me Shpatin, duke zbuluar se ata kanë qenë miq për shumë vite.

Dhe jo vetëm kaq por ata edhe kanë dalë për t’u njohur në kontekst romantic rreth 4 vite më parë. Mes tyre ka ndodhur dhe një puthje, por nuk kanë funksionuar, dhe kanë mbetur vetëm shokë të mirë.



“Para 4 viteve unë dhe Shpati kemi dalë në ‘date’. Ka ndodhur thjesht një puthje por jo më shumë. Para kësaj kemi qenë shumë, shumë shokë. Tendenca ka qenë për të pasur diçka romantike, por nuk ka ndodhur. E ndërpremë sepse nuk e kemi ndjerë se ka diçka dhe kemi vendosur të jemi shokë”, tha Nita.



Më tej ajo shtoi se nuk është xheloze për afrimin e tij me Dean sepse po të donin të ishim bashkë, do të ishin bashkë. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë raporti i tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF