
Që kur Shakira dhe Gerard Pique surprizuan botën me ndarjen e tyre qershorin e kaluar, një sërë thashethemesh dhe spekulimesh janë shfaqur në lidhje me situatën reale të marrëdhënies së tyre 12-vjeçare. Gjatë gjithë këtyre muajve, Shakira i ka dërguar disa mesazhe indirekte ish-partnerit të saj përmes muzikës së saj: së pari publikoi “Te felicito” dhe “Monotonía”. Më pas, ajo shpërsoi tonet me “BZRP Music Session #53”, dhe së fundmi me “TQG” në duet me Karol G.
Nga ana tjetër, Gerard Pique ka preferuar të heshtë për çdo aludim të drejtpërdrejtë për këngëtaren kolumbiane dhe gradualisht e ka bërë publike romancën e tij me të renë Clara Chía Martí, dhe të dy kanë qenë viktima të përbuzjes sociale, si përgjegjës për gjendjen jo të mirë të këngëtares.
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se nesër në lajmet e Canal de las Estrellas, ne kemi një pamje paraprake të bisedës sonë ekskluzive me Shakirën”, njoftoi gazetari meksikan Enrique Acevedo në llogarinë e tij në Instagram. “Shkuam në Barcelonë për të folur për muzikën, karrierën dhe atë çfarë ajo po kalon në jetë”.
Këngëtarja kolumbiane këtë të hënë do të shfaqet në një intervistë ekskluzive për televizionin meksikan, ku pritet të japë më shumë detaje për situatën aktuale personale dhe mbi të gjitha më shumë detaje për procesin e ndarjes me Gerard Pique. Para kësaj interviste, Shakira është shfaqur vetëm në një ekskluzivitet me revistën e njohur Elle, ku ka pozuar me disa dizajne spektakolare dhe ka bërë disa deklarata për ndarjen e saj.
“Mund të them vetëm se vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time. Në vitin 2014, e dija që karriera ime duhej të binte në plan të dytë. E dija se duhej të hidhja rrënjë në Barcelonë dhe për fëmijët e mi dhe për Gerardin. Dua të them, njëri prej nesh duhej të bënte një sakrificë, apo jo?”, tha Shakira.
Që nga ajo paraqitje, Shakira është përballur me momente të reja të ndërlikuara në jetën e saj personale: betejën ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të saj, problemin e rëndë shëndetësor që pësoi babai i saj, William Mebarak.
Njoftimi i gazetarit Enrique Acevedo ka shkaktuar pritshmëri te fansat e këngëtares kolumbiane dhe të gjithë të interesuarit që të kenë më shumë detaje se çfarë ka ndodhur realisht.
Intervista do të transmetohet këtë të hënë, më 27 shkurt, në orën 8:30 pasdite në emisionin kryesor të lajmeve të Televisa-s.





Horoskopi ditor, e hënë 27 shkurt 2023


Viva Magenta, ngjyra e vitit 2023!

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

“Kush nuk ka parë Lurën, nuk njeh Shqipërinë”

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…







Horoskopi Ditor, e diel 26 shkurt 2023


