KreuStil Jetese

FOTO/ Urbani i ‘Unazës’ përplaset me të paktën 7 automjete, 3 të plagosur!

FOTO/ Urbani i ‘Unazës’ përplaset me të paktën 7

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një autobus i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me të paktën 7 automjete. Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident.

Ngjarja ndodhi te zona e njohur si ‘Ura e Tajvanit’. Raportohet për 3 të plagosur që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë.

Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e autobusit. Kjo zonë e kryeqytetit ka shumë lëvizje dhe shpesh trafiku është i rënduar, ndaj është e rrallë që të ketë aksidente të këtyre përmasave.

Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Mbetet të presim raportimin e policisë për të mësuar të tjera detaje..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF