KreuStil Jetese

Po, e dëgjuat shumë mirë! “Amici” së shpejti në Shqipëri!

Po, e dëgjuat shumë mirë! “Amici” së shpejti

Një nga programet më të dashura italiane “Amici” më në fund të do të mbërrijë në ekranet shqiptare, më konkretisht në televizionin Klan. Burime për “Anabel” bëjnë me dije se producentja dhe moderatorja Alketa Vejsiu ka marrë patentën e programit të famshëm italian. Lajmi u konfirmua dhe nga vetë Vejsiu e cila shpërndau postimin e “Anabel” në Instagram dhe krah postimit shkroi, “E vërtetë”.

Po të njëjtat burime zbulojnë se produksioni ka nisur nga puna për ndërtimin e të gjitha strukturave që e bëjnë Amici-n një akademi.  Ende nuk dihet se kur do të fillojë ky program, pasi sipas gjasave do të jetë në sezonin e ardhshëm duke qenë se po i njëjti produksion sapo ka nisur një tjetër program të dashur për të gjithë shqiptarët, “Në Kurthin e Piter Pan” .

 “Amici” është talent show i konceptuar dhe drejtuar nga Maria De Filippi. Është një shkollë, në formën e akademisë, për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të bëhen balerinë profesionistë, këngëtarë, muzikantë etj. Konkurrentët ndjekin mësime të lëndëve të ndryshme, filmohen nga kamerat dhe qëndrojnë në një godinë të posaçme.

Ky program ka qenë gjithmonë mikpritës për talentet me origjinë shqiptare, ku përmendim këtu Kledi Kadiun balerina Anbeta Toromani, balerini shqiptar Leon Cino, balerini Klajdi Selimi, Klaudia Pepa, ndërkohë që Ilir Shaqiri ka marrë pjesë në “Amici” si balerin profesionist. Gjithashtu Ermal Meta dhe Anna Oxa kanë qenë pjesë e paneleve të jurisë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF