
Aktorja e njohur Olta Gixhari së fundmi ka hapur zemrën me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe ka treguar se para se të futej në shtëpi ka humbur një fëmijë. Rrëfimi i saj erdhi pasi ata kanë patur një lojë me pyetje-përgjigje dhe ishte Luizi ai që tregoi fillimisht që nëna e tij ka humbur një djalë, duke u shprehur se do të kishte një vëlla më të vogël.
Aktorja tha se ishte shtatzënë 4-javëshe para se të hynte në BBVA, por fëmija nuk ia doli të vinte në jetë. Ajo tregoi se nëse do të ishte në pritje të ëmbël sigurisht që nuk do të futej në ‘reality show’, ndërkohë që vendosi të hynte përfundimisht pasi e fatkeqësisht e humbi beben e vogël.
“Para se të hyja në BBVA tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë. Por, e humba. Isha shumë e vogël 4-javëshe. Por faktikisht asnjë nuk e di. Se unë i kaloj gjërat me sportivitet. Nuk e di sa e fortë jam. Unë jam supersticioze. Nëse nuk do ta kisha humbur sigurisht nuk do të isha futur në BBVA. Ditët e para që isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte diçka normale që po ndodhte. Dhe mendova që nëse e humb fëmijën do të hyj në “Big Brother VIP”, rrëfeu Olta.
Kujtojmë që aktorja dhe partneri i saj janë prindër të një djali 2-vjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me ermin Amaris.



Horoskopi ditor, e hënë 27 shkurt 2023


Viva Magenta, ngjyra e vitit 2023!

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

“Kush nuk ka parë Lurën, nuk njeh Shqipërinë”

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…







Horoskopi Ditor, e diel 26 shkurt 2023




