
Vëllai i Madonna-s Anthony Ciccone ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Kjo humbje vjen pasi Ciccone kaloi një jetë të vështirë ku vuajti nga alkoolizmi dhe të qenit i pastrehë. Muzikanti Joe Henry, i cili është i martuar me motrën e këngëtares Melanie Ciccone, dha njoftimin e trishtë me anw tw njw postimi nw rrjetet sociale “Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, na la mbrwmw,” postoi Henry.
“E kam njohur që kur ishte 15 vjeç. Anthony ishte një personazh kompleks. Ne ngatërroheshim ndonjëherë, siç mund të bëjnë vëllezërit e vërtetë, por unë e doja atë dhe e kuptova më mirë mirw nga tw gjithw”. “Lamtumirë, vëlla Anthony”, përfundoi ai.
Mbretëresha e popit Madonna, një nga tetë vëllezërit e motrat, u rrit në Michigan. Nëna e saj, Madonna Ciccone, vdiq pas një beteje me kancerin e gjirit në moshën 33-vjeçare në vitin 1963. Ndërkohë, Anthony ka luftuar prej kohësh me alkoolizmin dhe thuhet se ishte i pastrehë për disa vite. Në një moment ai kishte jetuar nën një urë në Michigan.
Në dhjetor 2017, Daily Mail raportoi se Anthony kishte përfunduar një program në një qendër rehabilitimi dhe më vonë u ribashkua me familjen e tij në shtëpi. Vite më parë, Anthony kishte folur më parë kundër Madonës dhe pjesës tjetër të familjes së tij, duke i akuzuar ata se nuk kujdeseshin për të. “Unë jam një zero në sytë e tyre, një jo-person, jam një siklet”.
“Babai im do të ishte shumë i lumtur nëse unë vdisja, kështu që ai nuk do të duhej të shqetësohej më për këtë. Ai foli edhe për marrëdhëniet e tij të tensionuara me Madonën. “Unë kurrë nuk e kam dashur atë, ajo kurrë nuk më ka dashur mua, ne kurrë nuk e kemi dashur njëri-tjetrin”, tha Anthony Ciccone në 2011.






Horoskopi ditor, e hënë 27 shkurt 2023


Viva Magenta, ngjyra e vitit 2023!

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

“Kush nuk ka parë Lurën, nuk njeh Shqipërinë”

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…







Horoskopi Ditor, e diel 26 shkurt 2023

