
Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi e kanë prezantuar bashkë mjaft mirë këtë sezon të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Situatat e vështira megjithatë, nuk kanë munguar, dhe këtë moderatori, e pohoi në një intervistë për “Big Talk Kosova”, ku tregoi se kolegia ishte ndjerë papritur keq dhe i kishte kërkuar të ndërpriste transmetimin.
“Ka edhe dinamika jashtë shtëpisë dhe janë dyfish ndodhta më të vështira. Do ndaj një. Kemi qenë një transmetim të drejtpërdrejt dhe në një moment Jonida është ulur.
Shumëkush ka kujtuar se është ulur qëllimisht. Vetëm më ka thënë “Kërko publicitet sepse nuk po ndihem mirë.” Ndërkohë në shtëpi ishte debati, ka qenë Vivi duke debatuar me Xhulin. Nuk mundesha ta ndërprisja. E pashë Jonida u zverdh. Eca disa hapa para dhe thash “Më falni, duhet të ndërpresim bisedën sepse kemi publicitet.” Në momentin që kaluam në publicitet Jonida nuk u ndje mirë. U morëm me të diku 4-5 minuta. Jonida më pas u kthye dhe vazhduam”.-tregoi ai.
Ndërsa, i pyetur për momentin e tij më të vështirë Alaudini veçoi javën kur Xhoni u sëmur. “Momenti më i vështirë për mua ka qenë java kur Xhoni u hospitalizua. Prej momentin kur shkuam në emergjencë me Xhonin dhe isha prej fillimit aty dhe nuk dihej mbi gjendjen e tij”- tha ai.














Horoskopi ditor, e hënë 27 shkurt 2023


Viva Magenta, ngjyra e vitit 2023!

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

“Kush nuk ka parë Lurën, nuk njeh Shqipërinë”

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…
