KreuStil Jetese

Fotoja e fundit e Angela Merkelit i befasoi të gjithë!

Fotoja e fundit e Angela Merkelit i befasoi të gjithë!

Tani që nuk ka më përgjegjësitë e shtetit mbi shpatulla, ish kancelarja tejet popullore gjermane, Angela Merkel po shijon kënaqësi të vogla të jetës.

Liderja që ndihmoi vendin e saj të përballonte më mirë cdo komb tjetër në Europë një sërë krizash duke e cimentuar statusin e tij të motorit ekonomik të kontinentit të vjetër, është parë duke dalë nga një furrë buke në Berlin, e cila njihet për specialitete të ëmbla.

Një tjetër detaj që bie ra në sy ishte fakti që shefja e ekzekutivit gjerman ka vazhduar t’i qëndrojë besnike stilit të vjetër te veshjes me xhaketa dhe pantallona.

Merkel është fotografuar herë pas here edhe kur ishte në detyrë ndërsa bënte pazaret e vetme. Në fund të muajit mars pritet të transmetohet filmi i kushtuar ish-kancelares, që titullohet “Miss Merkel”. Në qendër të historisë së këtij fiction-i është “Merkel” e cila shpërngulet në një qytet të vogël në Uckermark për të dalë në pension, ku jeton me burrin e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF