KreuStil Jetese

Shakira jep mesazhin e fortë: Një grua s’ka nevojë për një burrë për t’u plotësuar! 

Shakira jep mesazhin e fortë: Një grua s’ka nevojë për

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka dhënë së fundmi intervistën e saj të dytë që nga ndarja me Gerard Pique në fund të vitit të kaluar. Në një bisedë me gazetarin meksikan Enrique Acevedo të rrjetit “Televisa”, ajo shpjegoi se si ndikoi ndarja tek ajo, aq më tepër që ishte për shkak të një tradhtie. Ajo deklaroi se i është dashur të mësojë të rindërtojë veten pas diçkaje që dukej si një tragjedi në jetën e saj personale. Në fragmentin e parë të bisedës, Shakira theksoi rëndësinë që gratë duhet të jenë në gjendje të tregojnë historitë e tyre dhe të mbështesin njëra-tjetrën.

“Përmes këngëve të mia gjithmonë e kam ndjerë detyrën të përdor zërin tim dhe t’ua jap atë atyre që nuk flasin”, tha Shakira. “Kam kuptuar që gratë janë çelësi i shoqërisë, dhe mbështetja që duhet të marrim nga njëra-tjetra është shumë e rëndësishme. “Dhe siç thoshte Madeleine Albright, sekretarja e Shtetit e SHBA-së: “Ka një vend të rezervuar në ferr për ato gra që nuk mbështesin të tjerat”.

Shakira theksoi gjithashtu sesi suksesi i “Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53” i ka ndryshuar jetën. “Unë jam në qendër të vëmendjes për shkak të kësaj kënge”, tha Shakira. Shakira deklaroi se kënga është një shprehje e asaj që ajo ndjeu pas ndarjes nga ish-futbollisti. Ajo zbuloi ndikimin që pësoi duke parë se jeta e saj në çift u shpërbë dhe i dha fund ëndrrës për një familje të lumtur. “Edhe unë pata atë ëndërr për të patur një familje, ku fëmijët do të kishin një baba dhe një nënë nën të njëjtën çati”, tha Shakira.

“Jo të gjitha ëndrrat në jetë përmbushen, por jeta gjen një mënyrë për të të kompensuar disi dhe mendoj se mua jeta më ka kompesuar me dy fëmijë të mrekullueshëm që më mbushin me dashuri çdo ditë. Kam zbuluar gjithashtu se fabula se një grua ka nevojë për një burrë është e rreme”. Shakira foli gjithashtu se si duhet të rindërtojë personalitetin e saj tani që nuk është më e varur emocionalisht nga Pique. “Unë kam qenë gjithmonë e varur emocionalisht nga meshkujt, duhet ta rrëfej”, tha ajo. “Kam qenë e dashuruar dhe mendoj se kam mundur ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër.

“Sot ndjej se jam mjaftueshëm për veten time dhe besoj se kur një grua përballet me sulmet e jetës ajo del më e fortë dhe kur del më e fortë është sepse ajo i ka njohur dobësitë e veta, e pranon cenueshmërinë e saj, duke shprehur atë që ndjen, atë dhimbje, sepse thonë se ‘e kundërta e depresionit është shprehja’, kam arritur të ndjej se jam mjaftueshëm, diçka që mendoja se nuk mund ta bëja kurrë. Tani ndihem e kompletuar.

“Ndjej se varem nga vetja ime dhe kam edhe dy fëmijë që varen nga unë dhe ndjej se duhet të jem më e fortë se një luaneshë, por kjo forcë për të qenë e vërtetë duhet të jetë rezultat i të jetuarit, të tolerosh zhgënjimin, të pranosh se ka gjëra që nuk i do, se ka ëndrra që prishen, që duhet të marrësh copat e vogla nga toka dhe të rindërtosh veten përsëri”.

Shakira foli për ndihmën artistike që Bizarrap i dha asaj për të shprehur dhimbjen e saj dhe për ta kthyer atë në “Music Sessions #53”, e cila është bërë një hit në mbarë botën. “Dikush duhej të bënte një foto të ditës kur punova me Bizarrap”, tha Shakira. “Një para dhe pas sepse unë hyra në studio në një mënyrë dhe dola në një mënyrë tjetër. Është një nga ato gjëra për të cilat i jam mirënjohës Bizarrap, që më dha atë hapësirë, atë mundësi. Ishte një moment i shkëlqyer për procesin tim të rikuperimit. Mendoj se do të isha shumë ndryshe sikur të mos kisha pasur mundësi të shprehesha me atë këngë”.

Shakira së fundmi publikoi një këngë tjetër me artisten tjetër kolumbiane Karol G, e cila gjithashtu prek ndarjen e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF