
Këngëtarja e njohur Ermiona Lekbello ka lënë në mes lojën e “Big Brother VIP”, pasi është skualifikuar nga produksioni për shkak të gjuhës së përdorur prej saj pas spektaklit të së martës. Ajo po bën gati valixhet teksa pranë saj qëndron Luizi dhe Kristi. Vendimi iu komunikua banorëve këtë mëngjes, ku ishte Luizi ai që lexoi vendimin në zarfin e zi.
“Zarf i zi ‘vëllai i madh’ ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mos respektimin e rregullave të formatit që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt. Dhuna verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje e për këtë arsye ‘vëllai i madh’ ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është skualifikuar nga loja e si rrjedhojë dhe televotimi i radhës është anuluar”, tha Luizi.
Teksa Ermiona tha, “Do më marrë malli për ty Lui, por kur të dalësh e t’i ku të më kontaktosh. Kristi do të kemi mundësi të shikohemi prapë dhe do ta shihni si jam, gjithë natën jam pa gjumë, vdiqa. Nuk rrija dot më Krist, po m’u zinte fryma.
Kujtojmë që ultimatumi i fundit nga “Big Brother VIP” erdhi pas situatës së ndodhur në shtëpi me Kiarën dhe Luizin.






Horoskopi ditor, e mërkurë 1 mars 2023













