KreuStil Jetese

Kritikoi BBV, Lori thumbon keq Sonilën: Ke inat, po të ftonim do vije me vrap

Kritikoi BBV, Lori thumbon keq Sonilën: Ke inat, po të ftonim do vije

Reagimet e opinionit dhe personazheve publike për mënyrën se si u trajtua spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother VIP” Albania ishin të shumta. Mes tyre ka qenë edhe Sonila Meço, e cila ndër të tjera i cilësoi banorët si ‘kavie’. Gazetarja foli për stimuj nga produksioni që çojnë në prodhimin e këtyre situatave, duke bërë edhe banorët të dalin nga vetvetja, ku qëllimi final është përfitimi i shifrave marramendëse,

“Janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre”, shkroi ndër të tjera Meço. Por mesa duket kjo nuk është pritur mirë nga producentja Lori Hoxha, e cila përmes një postimi në Instastory te ‘close friends’, ka ironizuar gazetaren.

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)

Ka qenë ‘Iconstyle’ që ka siguruar Instastory-n e Lorit, ku shihet që ka shpërndarë postimin e Meços, teksa e ka krahasuar me inatin e një personi ndaj një grupi ‘cool’ të shkollës. “E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, t’i do t’i lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta”, ka shkruar Lori.

Mbetet për t’u parë nëse Sonila Meço do të reagojë pas këtij postimi të Lori Hoxhës, ndërkohë që kujtojmë që vitin e kaluar gazetarja ishte pjesë e “Big Brother VIP” si opinioniste për rreth 3 prime..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF