
Shakira ende nuk e ka kapërdirë tradhëtinë e ish-partnerit Gerard Pique, dhe këtë radhë, hodhi kunja hapur për patneren e re të tij, e cila ishte dhe arsyeja e ndarjes së ciftit. Këngëtarja e njohur tha se ka një “vend në ferr” për gratë që nuk i mbështesin gratë e tjera .
Në një intervistë të fundit, Shakira u shpreh se e kuptoi se mund të ishte plotësisht e “vetëmjaftueshme” pasi fillimisht mbështeste idenë se një grua kishte nevojë për një burrë që të ishte e plotë”.
“Ka një vend në ferr të rezervuar për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera,” u shpreh Shakira nga Canal Estrellas. “Unë kam qenë gjithmonë emocionalisht mjaft e varur nga burrat me të cilët kam rënë në dashuri,” shtoi ajo. ” Por mendoj se kam qenë në gjendje ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër. Sot jam e mjaftueshme vetë. ”
Këngëtarja e “Waka Waka” shtoi se “ka dalë më e fortë” nga përballja me “betejat e jetës”. “Kjo forcë vjen nga përjetimi i një humbjeje të dhimbshme, nga pranimi i saj, nga tolerimi i një zhgënjimi, nga të kuptuarit se jeta nuk na sjell gjithmonë atë që duam. Ka ëndrra që prishen. Ju duhet të merrni pjesët e vogla nga toka dhe të bashkoheni përsëri. Gjithashtu dua të jem shembull për fëmijët e mi,” ka rrëfyer ajo. Shakira dhe Piqué konfirmuan ndarjen e tyre në një njoftim të përbashkët në qershor 2022.












Kiara humb gati 30 mijë ndjekës në Instagram!

Horoskopi ditor, e enjte 2 mars 2023


Dieta me pak kripë – Cilat ushqime rekomandohen!




Kombinimet sesi të dukesh e veshur “shtrenjtë”!
