
Dan Hutra është autori i vrasjes së 3 grave dhe i plagosjes së 3 të tjerave brenda 1 ore në Tiranë. 40-vjeçari u prangos në kodrat e Sharrës ku kishte plan të vriste edhe tjetër person. Skenarin për masakrën autori e kishte planifikuar në ambientet e burgut për ta vënë në zbatim sapo të dilte nga qelia.
Planin Dan Hutra nuk e kishte bërë vetëm për gratë që ekzekutoi dhe plagosi të mërkurën, por edhe për një burrë që jetonte në Vaqarr të cilin e bënte fajtor për vdekjen e të atit. Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i mirarmatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga. Hutra u arrestua 7 orë pas masakrave që kreu.
Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjeçe, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.
Aty ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (nënë dhe bijë) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.




Kiara humb gati 30 mijë ndjekës në Instagram!

Horoskopi ditor, e enjte 2 mars 2023


Dieta me pak kripë – Cilat ushqime rekomandohen!




Kombinimet sesi të dukesh e veshur “shtrenjtë”!








Horoskopi ditor, e mërkurë 1 mars 2023
