KreuStil Jetese

Adidas do të humbasë 530 milionë dollarë nëse nuk e shet linjën “Yeezy”!

Adidas do të humbasë 530 milionë dollarë nëse nuk e

Marka gjermane e veshjeve dhe këpucëve sportive, Adidas, ka një dilemë etike, ekonomike dhe biznesi, e gjitha e shkaktuar nga i njëjti person dhe deklaratat e tij të çuditshme disa muaj më parë. Kompania theu lidhjen kontraktuale me Kanye West, i njohur si ‘Ye’, me të cilin kishte një linjë të suksesshme atletesh, të famshmin Yeezy. Ekspertët e fushës shpjegojnë se shuma e parave që mund të humbasë Adidas është aq e madhe sa rrallëherë është parë në industrinë e modës.

Fjalët e West tetorin e kaluar shkuan nëpër botë për antisemitizmin dhe gjuhën e tij të urrejtjes, duke shkaktuar ndarjen midis artistit dhe markës. Në podkastin “Drink Champs”, këngëtari siguroi se George Floyd vdiq nga përdorimi i drogës dhe jo nga asfiksia e shkaktuar nga polici Derek Chauvin, i cili i nguli gjurin në qafë për gati dhjetë minuta dhe nuk e la të merrte frymë.

Gjatë shfaqjes së modës në Paris, West u shfaq i veshur me një bluzë “White Lives Matter” në përgjigje të lëvizjes antiraciste “Black Lives Matte”. Skandali i këtyre veprimeve bëri që Adidas të shkëpuste të gjitha lidhjet me West, ku përfshihet linja e famshme e atleteve Yeezy. Humbjet vlerësohen në rreth 1.27 miliardë dollarë të ardhura këtë vit dhe një total prej 500.3 milionë dollarë fitim nëse nuk arrin të shesë atletet.

Çmimi i Adidas Yeezy varion nga 200-600 dollarë. Ka disa opsione për të shitur këtë aksion, të tilla si riemërtimi i këpucëve, shitja e tyre me zbritje ose riemërtimi i tyre si ‘Yeezy Zombies’. Megjithatë, këto ide janë “propozime të rrezikshme”, sipas Tom Nikic, një analist ekonomik, sepse do të ishte “kundërproduktive nga pikëpamja e marrëdhënieve me publikun”. “Do të dukej ende sikur ata po përfitonin nga një bashkëpunim me dikë që bëri deklarata flagrante antisemitike,” vuri në dukje Nikic.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF