KreuStil Jetese

Vetëm nga një tullumbace, vdes tragjikisht 7 vjeçari në Itali!

Vetëm nga një tullumbace, vdes tragjikisht 7 vjeçari në

Një ngjarje tragjike tronditi Viçencën në Itali, ku një fëmijë 7 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident thuajse të paimagjinueshëm”: Vogëlushi është mbytur nga tullumbacja me të cilën po luante.

Djali ka qenë në shtëpi me gjyshen e tij. Ai në një moment ka kafshuar tullumbacen, e cila plasi dhe disa pjesë të saj, nga forca e ajrit, i janë përplasur në fyt  duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Gjyshja e cila u përpoq më kot t`ia nxirrte vetë copat  e tullumbaces, thirri  shërbimet e urgjencës, të cilët tentuan ta ndihmonin duke i dhënë ndihmën e parë.

Fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, pasi mungesa e oksigjenit në tru i kishte dëmtuar funksionet jetësore dhe dy ditë më vonë mjekët e shpallën të vdekur. Prokuroria e Vicencës, e vlerësoi vdekjen e fëmijës si një aksident fatal, pa përgjegjës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF