Të gjithë e dimë që atletet nuk mund të lahen aq mirë me dorë sikurse lahen në lavatriçe. Dhe për të gjithë ata që kanë merakun se mos ju prishen atletet, mjafton të ndjekin hapat e mëposhtëm dhe çdo gjë do të jetë në rregull.
Ju duhen këto produkte: detergjent i lëngshëm, 6 lugë gjelle sodë buke, këllëf jastëku ose qese lavanderie, një furçë këpucësh ose një furçë dhëmbësh të vjetër, disa peshqirë.
Një natë para se t’i lani atletet, hidhni tre lugë sodë buke në atlete dhe lërini të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Shkundini mirë në mëngjes. Më pas hiqni lidhëset e këpucëve dhe vendosini në një këllëf jastëku ose çantë rrobash që të mos ngatërrohen dhe më pas futini në lavatriçe.
Fshini sa më shumë papastërti, baltë, etj. me një furçë këpucësh ose një furçë dhëmbësh të vjetër. Më pas ‘fusni’ mirë atletet në peshqirë dhe vendosini të gjitha së bashku në lavatriçe, idealisht 4-6 peshqirë.
Hidhni detergjentin e lëngshëm dhe ndizni lavatriçen në programin e larjes me ujë në temperaturë më të ulët dhe duhet larë jo më shumë se 40 minuta. Më pas nxirrni atletet dhe lërini të thahen.






Kiara humb gati 30 mijë ndjekës në Instagram!

Horoskopi ditor, e enjte 2 mars 2023


Dieta me pak kripë – Cilat ushqime rekomandohen!




Kombinimet sesi të dukesh e veshur “shtrenjtë”!






