KreuStil Jetese

Pas krizës, Luizi kërkon të afrohet me Kiarën: Si reagoi moderatorja!

Pas krizës, Luizi kërkon të afrohet me Kiarën: Si reagoi

Pas disa përplasjeve më Kiarën, Luizi është përpjekur ta ndreqë marrëdhënien dhe këtë mëngjes, ajo doli në oborr, ai i përgatiti kafenë  e përditshme dhe ia shërbeu në tavolinë. Kiara e falenderoi për veprimin e tij, por mes tyre nuk pati asnjë përshëndetje, puthje, apo përqafim.

Mbrëmjen e kaluar, cifti diskutoi ashpër sërish. Luizi i kërkoi që të flinin në një dhomë pranë njëri-tjetrit, por ajo nuk pranoi me argumentin se ai gërhet shumë dhe se i krijon bezdi.

 Në darkë ndërkohë, kur dritat ishin fikur këngëtari iu afrua te shtrati për të biseduar në lidhje me situatën e tyre. Ai i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq.

“Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi”, i tha Ejlli.

Nga ana tjetër, Tito i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë. “Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë”, shtoi Kiara.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF