
Edhe pse pak qëndroi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ , Ermiona Lekbello duket se ka lënë gjurmë tek publiku. Batutat dhe shpërthimet e saj, sot janë kthyer në ‘hit’ në rrjetin social ‘Tik Tok’, e fama e saj është rritur edhe në ‘Instagram’, duke numëruar mbi 91 mijë ndjekës.
Pas përjashtimit nga shtëpia për shkelje të rregullave të sjelljes, ajo i është rikthyer jetës normale dhe më në fund, është takuar me të bijën, Elisën, të cilën nuk e takoi dot gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Momenti emocionues është filmuar nga personat që ishin në hollin e aeroportit e më pas e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Mega News Albania (@mega_virale)’s videos with original sound – Mega News Albania | TikTok
Ermiona përqafon e puth me mall vajzën e saj, të cilën e përmendi shpesh gjatë kohës së qëndrimit në program. Ish Miss-i është një nënë e vetme; ajo e lindi te bijen kur ishte adoleshente dhe praktikisht, e ka rritur vetë.



Horoskopi ditor, e shtunë 4 mars 2023











The Weeknd së shpejti një film për jetën e tij!





