KreuStil Jetese

U përjashtua nga BBV, flet për herë të parë Eva Alikaj: “ Ju kërkoj shqiptarëve të..”!

U përjashtua nga BBV, flet për herë të parë Eva Alikaj:

Eva Alikaj ka folur për herë të parë pas përjashtimit të saj të papritur nga “Big Brother Vip” dy ditë më parë. Edhe pse nuk kishte vecse disa ditë që ishte bërë pjesë e formatit, aktorja e njohur e humbi toruan në një debat të nxehtë me Luizin dhe përdori tone kërcënuese ndaj tij. Kjo gjë i solli skualifikimin.

Alikah u shpreh se i kërkon ndjesë shqiptarëve për gjuhën e përdorur, por jo Luizit.

“Mendoj se u skualifikova shumë shpejt. Edhe faji im është. Shpresova shumë që të toleronin pak, se tani do të fillonte loja ime. Ju kërkoj falje shqiptarëve. Se ka edhe të rinj që nuk duhet të dëgjojnë fraza të tilla. Unë arrita ekstremin dhe kërkoj ndjesë.

Por, çdo njeri në familjen e tij ka momente që del nga vetja. Unë as nuk e di nga më doli ajo frazë (ta çaj kaftën). Njerëzit mbajnë mend vetëm atë dhe unë për atë frazë kërkoj ndjesë,”-u shpreh ndër të tjera Eva.

 “Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e 1 marsit, kur u vendos largimi i aktores.

Tags:

Home bordo