KreuStil Jetese

Habit Victoria Beckham: Shfaqet dy ditë rresht thuajse me të njëjtën veshje në Paris Fashion Week! 

Habit Victoria Beckham: Shfaqet dy ditë rresht thuajse me të

Victoria Beckham ka qenë duket aq e angazhuar me përmirësimet e fundit të spektaklit të saj të Javës së Modës në Paris që zhvillohet sot, sa u shfaq dy ditë rresht me pothuajse të njëjtën veshje. Stilistja dhe he ish-Spice Girl 48 vjeçare, veshi të njëjtat pantallona me bel të larte dhe pensa dhe një golf të ngjashëm me dy ngjyra të ndryshme, bezhë dhe gri.  

Cdo gjë në veshjen e saj, të plotësuar me një rrip me një togez të madhe në ngjyrë floriri në formën e shkronjës “B” dhe një cante të zezë dore elegante, I përkasin markës së saj.

 Gruaja e ish-futbollistit David Beckham doli nga i njëjti hotel ku kanë qëndruar djali dhe nusja e saj Brooklyn dhe Nicola Peltz Beckham, duke dëshmuar kështu se akujt që u krijuan në marrëdhënien e tyre, tashmë kanë shkrirë.  

Flokët e saj në ngjyrë cokollate, I kishte lënë të lëshuara mbi supe, duke krijuar idenë e një pamjeje të çlirët.  Pasarela e saj e Javës së Modës në Paris ishte caktuar për pasdite, kështu që Victoria u sigurua të bënte të gjithë rregullimet e fundit në pjesën e  parë të ditës. Modelet që dalin në pasarelë do të promovojnë koleksionin e saj vjeshtë/dimër 2023 dhe ajo vetë e ka trumpetuar me të madhe këtë event prej ditësh në rrjetet sociale. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF