KreuStil Jetese

VIDEO/ Pajtohen Kiara dhe Luizi, përloten në krahët e njëri-tjetrit

VIDEO/ Pajtohen Kiara dhe Luizi, përloten në krahët e

Pas katër ditësh Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e kësaj të enjte të ulur në oborr, ata kanë qëndruar larg banorëve të tjerë dhe më në fund janë sqaruar.

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Teksa flisnin, në sfond u vunë këngë që i përlotën të dy. Luizi është përlotur teksa në sfond luhej kënga e Coldplay, “Fix You”, ndërsa lotët nuk i munguan as Kiarës me këngën e Aerosmith, “I don’t wanna miss a thing”. Çifti më i përfolur i momentit nuk i kanë kursyer përqafimet dhe puthjet e munguara këto ditë.

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Moderatorja dhe këngëtari kishin raporte të krisura për shkak të një loje brenda shtëpisë. Vajzave u dha një lojë nga ‘vëllai i madh’, ku ato nuk duhet t’u flisnin djemve. Por këta të fundit vendosën të bënin çmos që atyre t’u prishej loja. Luizi vendosi Kiarën në një cep të tualetit dhe brenda pak minutash, ajo filloi të ndihej keq, t’i merrej fryma dhe rrjedhimisht, të kërkonte ndihmë.

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Për shkak të bllokimit fizik të Kiarës, për banorët mbërriti një zarf i zi, ku ndër të tjera shkruhej, “Banorët nuk mund të ushtrojnë presion psikologjik, të dhunojnë verbalisht, ofendojnë, bullizojnë dhe në rastin më të fundit, të bllokojnë fizikisht, me justifikimin ‘në kuadër të lojës’.

Luizi i ka kërkuar falje dhe është përpjekur vazhdimisht të sqarohet por Kiara ishte e bindur që duhej kohë që ata të reflektonin.

Tags:

Home bordo