KreuStil Jetese

Ronaldo tradhtoi Georginën? Influencuesja nga Venezuela “që hyri në mes”!

Ronaldo tradhtoi Georginën? Influencuesja nga Venezuela “që hyri

Cristiano Ronaldos i është dashur t`i japë partneres së tij, Georgina Rodriguez disa shpjegime së fundi pasi rrjeti gëloi nga lajmet e tradhtisë së tij me një influencuese venezueljane. Blogerja, e cila quhet Georgilaya, ka hedhur akuza të apura ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në rrjetet sociale. Ajo pretendon se ka fjetur me superyllin portugez në mars 2022.

Georgilaya thotë se Ronaldo i ka shkruar për t’u takuar gjatë ndjeshjeve kombëtare, dhe për ketë tregon selfie që kanë bërë. Amerikano-jugorja shkruan në Instagram: “Kur lexova mesazhin, mendova se po të shkoja atje thjesht do të bisedonim, do të njiheshim më mirë, mbase mund të bëja disa foto të tjera. Nuk e mendoja se në atë situatë do të bënim seks. Fakti është se ka ndodhur. U miratua nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar nga fama dhe fuqia e Cristiano Ronaldos”.

Një zëdhënës i Ronaldos i mohoi me forcë të tilla pretendime e tha për The Sun se : “Kjo është krejtësisht e rreme dhe shpifje”.

Georgilaya ka postuar një sërë fotografish në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shihet me Ronaldon. Futbollisti 38-vjeçar, i cili aktualisht luan me Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka qenë në lidhje me Georgina Rodriguez që nga viti 2016.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF