KreuStil Jetese

20 vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: “Mendova ta ndërprisja shtatzaninë”!

20 vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: “Mendova ta

Modelja e njohur, Adrola Dushi është bërë në moshë mjaft të re. Ajo ishte 20 vjece kur solli në jetë djalin e saj, dhe këto momente i kujtoi edhe në një rrëfim në spektaklin, “Në Kurthin e Piter Pan”, ku foli për ato momentet e para kur mësoi që priste një fëmijë. Adrola pohoi se i kishte shkuar ndërmend edhe të ndërpriste shtatzëninë, megjithatë sot, Adrola e quan të birin një mrekulli dhe thotë se çdo peripeci që mund të ketë kaluar, ia vlejti.

“Po, kam qenë 20 vjeçe kur u bëra nënë. Gjithçka erdhi shumë papritmas, nuk isha aspak gati që ta merrja atë titull në jetën time, që është titulli më i bukur absolutisht. Gati-gati mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë time. Ama në jetën time është një mrekulli, djali im Troi, i cili më ka dhënë kuptimin e jetës dhe absolutisht jam shumë krenare për atë fëmijë që kam. Të gjitha peripecitë jo të lehta që unë kalova në atë kohë, i ka shpërblyer të gjitha im bir dhe jam shumë shumë-krenare për të”-tha modelja.

Kureshtjes së fëmijëve nuk i kanë shpëtuar as fjalët që vazhdojnë prej kohësh për një lidhje mes saj dhe reperit Capital T, dhe Adrola e dha shpjegimin e vet.

“Ne vetëm shokë jemi”, tha ajo, ndërsa komentoi edhe një video të Capital T që thoshte në një edicion të kaluar të “Në Kurthin e Piter Pan” se personi të zemrës i ka thënë shumë herë të dua, por akoma nuk e ka propozuar.

Shok e kam, por jo aq shumë sa të hapë zemrën”, u përgjigj Adrola pasi u pyet nëse e di për kë e ka thënë këtë gjë Capital T.

Noel: A ke një kapo në jetën tënde?

Adrola Dushi: Unë jam kapo i vetes time dhe këtë gjë ia mësoj dhe djalit tim, duhet të jetë i zoti i vetes. Por sigurisht që do të doja shumë që të kisha një partner kapo, i cili do më udhëhiqte në jetën time, sepse ne femrat jemi të brishta, duam qetësi, duam dashuri, ndërsa meshkujt janë më luftarakë, janë më të fuqishëm dhe sigurisht dua të kem një partner kapo në jetën time.

Alketa Vejsiu: Kam një foto këtu që kam dëshirë ta tregoj. Kam një foto për Adrolën dhe dua ta pyes pak nëse e njeh këtë True Kapon.

Adrola Dushi: Kapo, Kapo, Kapo. Ç’është kjo, ç’është gjithë ky emision. Kam frikë të shkoj në një emision Kapo, Kapo, Kapo. Ne vetëm shokë jemi. E përshëndesim Kapon kudo që ndodhet.

Alketa Vejsiu: E di që kështu ka thënë dhe ai për ty. Meqë ti e ke shok Kapon, që nuk duhet të jetë tension, por duhet të jetë relaks, shiko çfarë ka thënë ai kur ka qenë në Piter Pan.

Adrola Dushi: I kam thënë shumë herë të dua, por akoma nuk e kam propozuar, po presim për një moment më të mirë.

Alketa Vejsiu: Meqë e ke shok di gjë për kë e ka Kapo për këtë gjë që tha ?

Adrola Dushi: Shok e kam, por jo aq shumë sa të hapë zemrën. Këtë gjë nuk e di. Do e pyes, mbase do më thotë, nuk e di.

Alketa Vejsiu: Asgjë nuk morëm vesh, vetëm sa herë priten bileta Tiranë-Prishtinë-Neë York.

Adrola Dushi: S’ka.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF