
Edhe pse vetë nuk është pjesë e Big Brother VIP Albania, Butrint Imeri ka tërhequr mjaft vëmendje kohët e fundit për shkak të lidhjes së dikurshme me Kiara Titon, e cila tashmë është në një marrëdhënie me Luiz Ejllin.
Për këtë të fundit, luani është shndërruar në sinonimin e lojës brenda formatit. Ndërkohë Butrinti ka publikuar një foto të tijën në moshë të vogël ku dhe ka vendosur një kurorë dhe një luan.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë marrë këtë si një provokim ndaj Luizit duke e vënë theksin tek xhelozia që artisti ka për dyshen brenda shtëpisë.
Brenda Big Brother, herë pas here Butriniti është përmendur, kryesisht për marrëdhënien që ka pasur me moderatoren, madje në një moment u përfol se ai mund të hynte dhe vetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Horoskopi ditor, e shtunë 4 mars 2023











The Weeknd së shpejti një film për jetën e tij!






Horoskopi ditor, e premte 3 mars 2023

