KreuStil Jetese

Luana shfaqet në krah të Krenarit në dasmën e Lele Pons!

Luana shfaqet në krah të Krenarit në dasmën e Lele Pons!

Luana Vjollca gjatë kësaj fundjave ka qenë në Miami në dasmën e Lele Pons, ku u bënë bashkë emra të njohur të showbizit botëror. Moderatorja është shoqëruar nga partneri i saj Krenar Çoçaj dhe nuk ka mundur t’i shpëtojë videove që kanë qarkulluar në mediat sociale, edhe pse gjithmonë është kujdesur që jetën e saj private ta mbajë larg syrit kureshtar të publikut.

Moderatorja shkëlqente teksa kishte zgjedhur një fustan në ngjyrën pink, që theksonte dekoltenë dhe ishte i hapur në njërën anë, ndërsa Krenari me një kostum bezhë. Ndonëse prania e Luanës në dasmën e yllit të dikurshëm të videove mund të ketë qenë surprizë për shumë njerëz, vajzat duket se kanë patur një miqësi virtuale prej kohësh.

Sipas mediave mendohet se gjithçka nisi pasi Luana performoi në “Shiko kush luan” kërcimin e këngës së Lele Pons dhe Guaynna, “Se te nota”. Të dy artistët e ripostuan kërcimin në kanalet e tyre në rrjete sociale.

Kujtojmë që Lele Pons dhe reperi Guaynna u lidhën në dhjetor 2020 dhe u fejuan në gusht 2022, ndërsa këtë të shtunë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF