KreuStil Jetese

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Këngëtarja e njohur Fifi është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse shtatzëninë e ka konfirmuar rreth dy muaj më parë, gjininë e bebit ende nuk e kishte zbuluar.

Këtë të diel me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj dy foto mjaft të bukura me partnerin e saj, Adisin, teksa shkruan se do të sjellë në jetë një djalë, duke e bërë bashkëshortin e saj baba të dy djemve.

“Mami Fifi po e bën Babi @adispatushi me çun prapë“, shkruan Fifi. Adis është babai i Troit, me të cilin është bekuar nga lidhja e tij e mëparshme me modelen e njohur Adrola Dushi.

Kujtojmë që lajmin e ëmbël Fifi e konfirmoi në skenën e Festivalit të Këngës, “Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti e bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF