
Sabiani ka rrëmbyer vëmendjen këto ditë sidomos me reagimin e tij të prerë ndaj lidhjes së të bijës, Kejsit dhe Kristin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngëtari ka qenë vecanërisht aktiv së fundi në mediat sociale, e tani, ka publikuar dhe një video që po komentohet masivisht.
Ditën e sotme ai ka publikuar sërish një video që po komentohet goxha. “Më në fund erdhi momenti që po prisnit. Ka ardhur koha të bëjmë dëme. Do bëjmë dëme sot apo jo?”, thotë kengetari dhe menjëherë u aludua nga ndjekësit se Sabiani mund të hyjë në spektakël si surprizë për Keisin, por duket edhe për t`i thënë dy fjalë.
Sabiani nuk është dakord me vendimet e Keisit në format dhe këtë e ka treguar disa herë. Ai madje e ka hequr edhe nga Instagrami dhe ka fshirë fotot me të. Modelja ndërkohë, brenda shtëpisë nuk ka komunikim me botën jashtë dhe nuk e di se cfarë qëndrimi po mban i ati lidhur me romancën e saj, megjithatë shprehet e bindur në mbështetjen e tij.
Sabiani ndërkohë nuk i priti aspak mirë lajmet se Kristi kishte pasur një të dashur jashtë përpara hyrjes në BBV.






Horoskopi ditor, e shtunë 4 mars 2023











The Weeknd së shpejti një film për jetën e tij!


