
Pamela Anderson posti në profilin e saj në Instagram një foto të rrallë pa pikë grimi në fytyrë, teksa zbuloi përpara 2.5 milionë ndjekësve të saj një detaj të vecantë. “Është kënaqësi të plakesh. Është lehtësim”, shkroi aktorja 55 vjecare, në fotot e së cilës dalloheshin dhe qukat që i ka mbuluar gjithmonë me produktet e bukurisë.
“Në një moshë të caktuar, ne thjesht dukemi më të rinj dhe më të freskët pa grim. Jam e lumtur për këtë që jam tani. Është një botë e re dhe unë jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë”, ka shkruar gjithashtu ylli. Aktorja nuk i fsheh vitet e saj dhe pranon se lëkura plaket me kalimin e moshës. Adhuruesit e saj u magjepsën nga natyraliteti që ajo tregon.“Ti je po aq e bukur dhe e lezetshme sa në vitet 90”, ka komentuar dikush. “Unë kam qenë gjithmonë i magjepsur nga jty. Je një lgjendë, ti ishte Marilyn e brezit tim”, thoshte një tjetër. “Quka? Si më paskanë shpëtuar deri tani”, pyet një ndjekës.
Anderson megjithatë, nuk kishte prmendur në postimin e saj faktin që I është drejtuar dhe bisturisë, madje ajo është konsideruar ndër të parat femra që hapën rrugën e zmadhimit masiv te gjoksit me implante silikoni e thuhet se nuk u ka thënë “jo” as fillerave.




Event/ Në festën e Society Limonta në Tiranë






Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore!

Horoskopi ditor, e hënë 6 mars 2023

5 aksesorë për një super pamje!

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Maribor, qyteti me çati të kuqe

Feridiola Berberi,Piktorja moderne e mureve!




