KreuStil Jetese

Thënia e “ditës”: Çfarë mendonte Marylin Monroe se duan gratë nga burrat!  

Thënia e “ditës”: Çfarë mendonte Marylin

Një nga femrat më të dëshiruara të botës, aktorja e ndjerë Marilyn Monroe njihet për publikun e gjerë edhe për thëniet e saj të sinqerta për jetën dhe suksesin. Ylli legjendar i viteve ’50 ishte plot mençuri kur fliste për gratë dhe nevojat e tyre reale. 

Marilyn pati një jetë me shumë ulje-ngritje në industrinë e filmit, të shënjuar nga një seri dramash personale. E dëshiruar nga meshkujt dhe e xhelozuar nga femrat, aktorja e famshme, edhe pse dukej krejt e kundërta, fitoi një dije të parakohshme të lindur nga përvoja e saj jetësore. Në fundin e viteve 1950, ajo bëri disa gjykime për gratë dhe marrëdhëniet e tyre me burrat, të cilat me kalimin e viteve u kthyen në thënie të famshme të përmendura në rrethana të ndryshme. 

Citati i javës prej saj është: “Çdo grua ka nevojë për një mashkull që t’i prishë buzëkuqin, jo rimelin”: një deklaratë që nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme dhe me të cilën të paktën 99% e femrave do të pajtoheshin edhe sot. Mes pasionit në kufirin e moralit dhe vuajtjes nga dashuria, një grua do të zgjedhë gjithmonë të parën.  

Thënie të tjera të njohura të saj: 

“Mungesa e perfeksionit është bukuri, çmenduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh absolutisht qesharak sesa absolutisht i mërzitshëm”. 

“Gjithçka që dëshiron çdo grua është të gjejë një burrë që mund t’i dëshmojë asaj se jo të gjithë janë njësoj.” 

“Nuk e kam problem të jetoj në botën e një burri për sa kohë që në të, mund të jem grua.” 

“Një vajzë e mençur i njeh kufijtë e saj, një vajzë e zgjuar e di se nuk i ka.” 

“Një karrierë lind në publik, talenti lind në privatësi.” 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF