
Fotot: Leo Arapaj
Ky mars në Tiranë për “Society Limonata” erdhi ndryshe, me një takim me miqtë e markës italiane, që prej vitesh vesh shtëpitë e familjeve më të famshme në Itali dhe botë. Pikërisht njohësit dhe fanatikët e këtij brandi, që deri më tani e kishin gjetur vetëm përtej Adriatikut, e kanë prej pak muajsh në Tiranë, në Qendrën Tregtare ETC. Të zotët e shtëpisë mirëpritën personazhe të njohur të botës së medias dhe biznesit, për t’u prezantuar nga afër koleksionin e ri, teksa trokitën gotat e shampanjës për të celebruar këtë ngjarje.
Deri më dje këtë markë, e kishim takuar në rrjetet e dyqaneve në qytetet më të mëdha të modës, si në Milano, Romë, Paris, Nju-Jork, Londër, Gjenevë etj. Aktualisht, blerësit shqiptarë mund ta njohin dhe eksplorojnë me produktet e mrekullueshme të saj, pikërisht në dyqanin që shumë shpejt do të kthehet në të preferuarin e shtëpive tuaja, për konfortin dhe cilësinë, që kjo “Society Limonta” ka.
Marka “Society Limonta” sjell kujdesin për të veshur shtëpinë tuaj me shije, por mbi të gjitha me cilësi, duke krijuar kombinime të pafundme materialesh dhe ngjyrash për dhomën e gjumit, tavolinën e ngrënies, dhomën e ndenjes dhe tualetin. Ashtu si në botën e modës, koleksionet janë stinore sepse shtëpia është një zgjatim i personalitetit tuaj dhe kërkon një stil të gjithanshëm që përshtatet me mjedisin tuaj ideal.
“Society Limonta”, marka italiane që ka revolucionuar veshjet shtëpiake u krijua në vitin 2000, si pjesë e “Limonta Group”, një kompani historike tekstilesh me bazë në Costa Masnaga (në Italinë veriore), e themeluar në fund të shekullit të 19-të. Tekstilet e prodhuara nga “Society Limonta Group” janë ende sot një pikë referimi për inovacionin e tekstilit në botën e modës dhe arredimit.
Shtëpia juaj meriton të jetë pjesë e “Society”, për një eksperiencë unike të të jetuarit me stil.
Society Limonta Tirana ju mirëpret në Galeria ETC, kati 1.
Faqja zyrtare www.societylimonta.com
Instagram: Society Limonta Tirana






Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore!

Horoskopi ditor, e hënë 6 mars 2023

5 aksesorë për një super pamje!

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Maribor, qyteti me çati të kuqe

Feridiola Berberi,Piktorja moderne e mureve!





Horoskopi ditor, e diel 5 mars 2023



