
Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve shqiptare që e ka rrëmbyer më fort vëmendjen e publikut, si për talentin, ashtu edhe për pamjen e saj. Me forma të lakmueshme fizike, ajo ka rënë në sy edhe për preferencën e madhe për tatuazhet. Dafina ishte e ftuar së fundi në emisionin “Oxygen” ku foli gjerë e gjatë rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Duke qenë se numëron tatuazhe të shumta nëpër pjesë të ndryshme të trupit, artistja e përmendi edhe këtë pjesë. Ajo theksoi se e ëma nuk kishte qenë dakord, dhe ndonëse asaj vetë tatuazhet i pëlqejnë shumë, mendon se fëmijët e vet nuk do t`I lejojë që t`i bëjnë.
“Nënës time nuk është se i ka pëlqyer. Nuk më ka thënë bëje. Nuk besoj që do ta kisha lënë fëmijën tim që t`i bënte”, u shpreh ajo.
“Mua vetë më pëlqen. Kam pasur shumë kafshë, nga majmuni deri te gjarpri. Gjithçka. Gjarpri ka qenë kënga më e mira që e kam pasur”, vazhdoi më tej ajo duke sqaruar se si i bëri tatuazhet dhe nga se u frymëzua. Dafina është në përgatitje të albumit të radhës dhe së shpejti do të lansojë këngën e parë të tij.





Event/ Në festën e Society Limonta në Tiranë






Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore!

Horoskopi ditor, e hënë 6 mars 2023

5 aksesorë për një super pamje!

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Maribor, qyteti me çati të kuqe

Feridiola Berberi,Piktorja moderne e mureve!



