
Tek “Ftesë në 5”, shokët e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën jashtë të banorit të ‘Big Brother VIP Albania’. Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në spektaklin e kaluar, e përshkruajnë këngëtarin si një djalë energjik dhe plot humor. Por të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario u shpreh se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, e Joni theksoi se javët e para nuk kanë qenë aspak të lehta për të.
“Luiz s’ është i sëmurë”, shokët e ngushtë: Pati presion në lojë/ Ftesë në 5 – YouTube
‘Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë. Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qënë të mira’.
Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij. Si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së ‘BBV’, ata cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit. Po kur vjen fjala tek Kiara, cfarë mendimi kanë? Duket se miqtë e këngëtarit kanë dyshime për vërtetësinë e ndjenjave të moderatores.
Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën’
Mario: Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.
Joni: Për Kiarën ndikon shtëpia.








Event/ Në festën e Society Limonta në Tiranë






Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore!

Horoskopi ditor, e hënë 6 mars 2023

5 aksesorë për një super pamje!

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Maribor, qyteti me çati të kuqe

Feridiola Berberi,Piktorja moderne e mureve!
