
Revista Muza është projekti më i ri, që vijon zinxhirin e Muza Competition, aktivitetit, që bashkon mbarë shqiptarinë. I konceptuar si një katalog, ku do të prezantohen pikërisht disajnerat (dhe punët e tyre), që iu bashkuan sfidës më të madhe të modës në Tiranë, vitin që shkoi, gjithë iniciativa që u finalizua në eventin e 15 qershorit 2022, mbajtur në Sheshin Skëndërbej, gjithë personazhet që u bënë pjesë dhe i dhanë vlerë eventit, e po ashtu me gjithçka që do të pasojë edicionin e dytë, do të vijë në formën e një botimi mjaft cilësor, duke dokumentuar kështu këtë projekt madhështor në fushën e modës.
Ky projekt, i drejtuar nga Andriola Kambo, drejtore e Unionit të Bashkive, do të realizohet me mbështejen teknike dhe konceptuale të revista BORDO, me një eksperiencë 9-vjeçare tashmë në lëmin e botimeve! Revista Muza, ka nisur punën për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek nisja dhe realizimi i eventit të Muza Competition, që mesiguri do të kthehet në një nga traditat më të bukura dhe jetëgjata të modës në vend.
Si hapi i parë mbështetës rajonal i krijuesve të rinj, ky botim do t’u shërbejë atyre edhe si një pasaportë në çdo kompeticion, garë, apo industri botërore mode, ku duan të përfshihen. Ndërsa, për organizatorët është vijimi i punës për të konkretizuar në letër atë çfarë ka ndodhur dhe pritet të ndodhë në edicionin e dytë të Muza Competiton!Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
MUZA COMPETITION- EDICIONI I PARË
“MUZA COMPETITION” është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Projekti i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale duke siguruar një urë lidhëse me rrjetin e bashkëpunëtorëve në industrinë e modës që projekti ka ndërtuar me përkushtim dhe këmbëngulje.
350 aplikantë nga gjithë rajoni por edhe me gjerë sollën aplikimet e tyre që u vlerësuan nga një panel prej 7 profesionistësh në fushat e artit, fotografisë, dizajnit, modës dhe etnografisë: z. Fadil Berisha, znj. Afërdita Onuzi, znj. Emina Çunmulaj, znj. Enada At’Nikolla, z. Valdrin Sahiti, znj. Adriana Matoshi dhe z. Helidon Haliti. Nga një konkurencë e fortë u zgjodhën vetëm 35 aplikantë për në fazën e dytë të kompeticionit.
Fituesit e kompeticionit të parë!
Faza e tretë dhe e fundit u mbajt në sheshin Skënderbej në qytetin e Tiranës, më 15 qershor.
Në eventin final të Muza Competition, që u realizuar në parkun “Europa”, në sheshin Skëndërbej, 10 finalistët e përzgjedhur në fazën e dytë të konkursit, prezantuan 10 veshje nga koleksioni i tyre, në një format spektakli. Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin: kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, personazhe të njohur publik, bashkëpunëtorë, partner të projektit, media kombëtare, rajonale, ndërkombëtare etj. Eventi u prezantua nga moderatorja dhe bashkëautorja e projektit znj. Rudina Magjistari.
Pas vlerësimit të anëtarëve të jurisë për punën e realizuar prej 1 muaji të finalistëve të përzgjedhur të Muza Competition, ndarja e çmimeve ishte si më poshtë:
❖ Alisa Dudaj- fituesja e çmimit të parë me një vlerë prej 20.000 EUR
❖ Kaonë Duriqi- fituesja e çmimit të parë me një vlerë prej 10.000 EUR
❖ Çmimi i tretë me vlerë 5.000 EUR u nda midis 2 finalistëve Etnik Shala dhe Kiara Musabelliu
❖ Për finalistët e tjerë u shpërndan dhe bursat e studimit në fushën e fashion-dizajn të sponsorizuara nga Vivienne Academy.







Event/ Në festën e Society Limonta në Tiranë






Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore!

Horoskopi ditor, e hënë 6 mars 2023

5 aksesorë për një super pamje!

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Maribor, qyteti me çati të kuqe

Feridiola Berberi,Piktorja moderne e mureve!

