Bashkëshortja e Bruce Willis I bëri një thirrje të sinqertë paparacëve dhe fotografëve: “Mos iu afroni shumë burrit tim në rrugë, jini më të kujdesshëm dhe mos bërtisni, respektoni situatën e tij”. Aktori, i cili së fundi u diagnostikua me një lloj të rrallë të demencës, u “rrethua” nga gazetarët javën që shkoi teksa ishte në rrugë me disa miq.
Emma 44 vjecare vendosi të shfrynte pas këtij episodi në rrjetet sociale dhe ndau dy video në të cilat shpjegon se sa e vështirë është për një person me demencë të përballet me botën e jashtme dhe për ata që e shoqërojnë ta mbajnë atë të sigurt.
Ylli i “Die Hard” u fotografua përpara pak ditësh në Los Angeles pasi në media ishte përhapur lajmi I përkeqësimit të gjendjes së tij. Fotot dhe videot e Willis në shëtitje me dy miq u morën ekskluzivisht nga gazeta britanike Daily Mail. “E di që kjo është puna juaj, por qëndroni larg ju lutem, mos I bërtisni, mos e pysni si është..thjesht mos e bëni. Jepi hapësirëni hapësirë dhe lejojeni familjen tonë të ndihmojë që ai të shkojë i sigurtë nga pika A në pikën B”.
Ema, e cila duket thellësisht e prekur shtoi: “Nëse je dikush që kujdeset ose njeh dikë që vuan nga kjo sëmundje, atëherë ti e di sa e vështirë dhe stresuese mund të jetë të lëvizësh I sigurtë, qoftë edhe vetëm për kafe” shprehet ajo duke shtuar: “Cilësia e jetës së burrit tim është me rëndësi të madhe për mua”!