KreuStil Jetese

Jennifer Lopez, 53 vjeçe, mahnit ndjekësit me setin e fundit fotografik!

Jennifer Lopez, 53 vjeçe, mahnit ndjekësit me setin e fundit

Fansat e Jennifer Lopez kanë shijuar setin e saj të fundit të fotove në Instagram, të cilat tregojnë se sa mirë ajo duket në moshën 53-vjeçare.  Marka italiane e veshjeve intime Intimissimi zgjodhi pak muaj më parë Jennifer Lopez, një nga figurat e famshme më të suksesshme dhe më të duartrokitura si ambasadore globale të firmës.

Lopez ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram teksa ka paralajmëruar koleksionin e ri që do të lançohet në treg, ku aktorja amerikane ka pozuar me një set të brendshmesh rozë.

 “JLOxINTIMISSIMI është pothuajse gati✨? Mezi pres të shohësh se çfarë kam në dyqan me @intimissimiofficial. #linkinbio për të parë paraprakisht koleksionin. #Global Ambasador #THISISMENOË”, ka shkruar ajo, ku numëron 236 milionë ndjekës.

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Postimi mori pafund pëlqime brenda pak minutash, duke arritur pothuajse 100 000 në vetëm gjysmë ore. Vlen të kujtojmë se markat e mëdha si Coach, Guess dhe L’Oreal Paris kanë pasur Lopez si ambasadore vitet e fundit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF