
“Big Brother VIP Albania” nisi me risi këtë mbrëmje, pasi moderatorja Arbana Osmani zbuloi në fillimin e Prime-it, zbuloi se procesi i eliminimit do të jetë ndryshe nga herët e kaluara. Sot, Olta, Armaldo dhe Kristi, të cilët janë të nominuar do të jenë në skenën e madhe të “Big Brother”, përballë publikut dhe opinionistëve për të mësuar se kush do të largohet. Dicka e tillë nuk ishte bërë më parë. Arbana sqaroi se banorët do të kenë shansin ta shohin për herë të parë në ekran.
Ishte Luizi ai që i nxori në nomimin këta banorë pasi hapi Kutinë e Pandorës gjatë spektaklit të së shtunës.
Me herët, të tre ata u gjenden përballë banorëve dhe iu përgjigjën disa prej pyetjeve që kishin. I pari foli Sabiani, që pyeti Kristin se nëse del ai të martën, çfarë do i ngelte peng nga kjo eksperiencë. Kristi u shpreh se do t’i vinte keq për kohën e shpenzuar brenda në shtëpi, për energjinë dhe për të gjitha sakrificat që ka bërë deri më tani. Dhe e dyta shtoi ai, do i vinte keq nëse do ndërpriste marrëdhënien që krijoi me Keisin.
Kiara ia drejtoi pyetjen e saj Armaldos. Ajo e pyeti atë, se çfarë do kishte dashur të ndryshonte nëse do e kthente kohën pas. Armaldo tha se nëse do kthej pas, do ishte më i tërhequr dhe nuk do përfshihej në disa situata.
Olta nga ana tjetër, u shpreh se ky është nominimi më i fortë që ka ndodhur që nga nisja e Big Brother. Ajo tha se Kristi është më i rrezikuari, pasi është i varur nga situata që është krijuar në shtëpi, referuar lidhjes me Keisin dhe hyrjes së Sabianit. Armaldo e mbylli fjalën e tij në një orë konferencë, duke thënë se ndihet krenar për çdo banor që i ka qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe se ndihet krenar për kontributin që ai dha për lidhjen e Kiarës me Luizin. Ai shtoi se sa më shumë çifte dhe bashkime të ketë në shtëpi, aq më mirë është për të gjithë.






Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni!








Horoskopi ditor, e martë 7 mars 2023





