Mbrëmjen e djeshme Arbër Hajdari një nga opinionistët e emisionit doli nga roli i tij, duke e kthyer në personale bisedën e tij me Efin dhe Ronaldon, mendimin e të cilëve sic tha, nuk e merr në konsideratë për faktin e thjeshtë se janë mbështetës të Luizit dhe kurrë nuk do ta vinin re asnjë gabim të tij.
“Sa ju ka vajtur story”, ishte një nga shprehjet e përdorura prej opinionistit që mendon se dy ish banorët kanë kërkuar të përfitojnë prej situatës së këngëtarit.
Ndaj kësaj deklarate të tij pati shumë reagime, përfshirë atë të Fatma Haxhialiut që i doli kundër Arbrit, duke thënë se nuk e kupton të gjithë këtë përçmim.
“Më fal pak po Efi terë kohën i ka folur Luizit aty, pikë së pari! Pike së dyti pse i drejtoheni ish banorëve me kaq përçmim??? Pastaj ca është ky muhabet e bëni për klikime, po ti o Arber për ca del aty si opinionist? Ti nuk del për shikueshmëri dhe klikime? Çfarë punë kë ti me opinionistin aty, kur merresh me filantropi? Çfarë qëllimi ke ndryshe nga këta që e bekan për klikime?”, ka shkruar Fatma në rrjete sociale.