
Modelja dhe influencuesja Veronika Rajek ka postuar një video në Instagramin e saj teksa i ka veshur një palë çizme të veçanta verore. Veronika Rajek është një modele 28-vjeçare sllovake, e cila fitoi famë globale pasi u deklarua një fanse e Tom Brady, me thashethemet që po qarkullojnë në internet për një romancë të mundshme me qendërmbrojtësin e sapodivorcuar nga Gisele Bündchen
Rajek ka mbi 4 milionë ndjekës në Instagram, por jo të gjithë ranë dakord që trendi i çizmeve që ajo iu bashkua në postimin e saj të fundit, i shkon tërësisht asaj. Modelja dhe influencuesja kishte veshur bikini të vogla të zeza, të cilat në pjesën e sipërme lexonin frazën “F**k you”, ndërsa kishte veshur një palë çizme të kuqe.
“Të ecësh nëpër rrugë dhe të imagjinosh të pamendueshmen është mënyra që i bën ëndrrat realitet #bigredboots”, ka shkruar ajo postimin. “Faleminderit @mschf @mschfsneakers që e bëtë botën një vend kreativ”.
Jo të gjithë fansave të Veronika Rajekut i ka lënë përshtypje look-u i saj i ri, shumë prej tyre kanë pranuar se pavarësisht bukurisë së saj, nuk i shkojnë asaj. Rajek është një tifoze e zjarrtë e NFL-së, veçanërisht sepse ajo thotë se e preferon atë nga futbolli pasi lojtarët në futbollin amerikan janë më të fortë dhe më muskuloz.










Horoskopi ditor, e mërkurë 8 mars 2023







Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni!


