Paris Hilton kohët e fundit ka ndarë përvojat e saj të vështira që ka kaluar, si fëmijë dhe grua e re. Në një intervistë të fundit, ish-ylli i realitetit zbuloi disa nga detajet ‘më të errëta’ në lidhje me kasetën seksuale që ka bërë kur ishte 19-vjeçare. Hilton mori pjesë në kasetë seksi me ish-in e saj Rick Samolon, i cili e publikoi atë vite pasi çifti u nda, duke e titulluar “1 Natë në Paris”.
Kur u publikua, Paris kishte bërë tashmë një emër për veten, pasi luajti në reality shoe-n e saj “The Simple Life”. Videoja bëri shumë tituj dhe Hilton mori shumë vëmendje të padëshiruar të publikut. Hilton ndau në “Sunday Times”, kujtimet e saj se ajo i tha të dashurit të saj në atë kohë se “ndihej e çuditshme dhe e pakëndshme. Nuk mbaj mend shumë'”. Ajo gjithashtu zbuloi se kishte pirë alkool dhe kishte marrë Qualide (një lloj qetësuesi).
“Ai më tha nëse nuk do ta bëja, ai mund të gjente lehtësisht dikë që do ta bënte, dhe kjo ishte gjëja më e keqe që mund të mendoja të më hidhte ky burrë i rritur sepse isha një fëmijë budalla që nuk e dinte se si të luante lojëra për të rriturit”, tha ajo.
Paris zbuloi se ajo iu lut ish-it të mos e postonte të gjithë videon pasi një klip i shkurtër 37 sekonda u shfaq në internet. Samolon refuzoi, duke pretenduar se ai kishte ‘çdo të drejtë’ ta bënte këtë duke qenë se ‘i përkiste atij’.
Ylli i realitetit shpjegoi se pasojat ishin shkatërruese dhe se ajo ndjente se ‘jeta e saj kishte mbaruar’. Aq keq u bë saqë as familja e saj nuk ‘mund ta shikonte’. “Të dilte ai moment kaq privat, dhe ta shikonte e gjithë bota ishte thjesht traumatizuese”, shpjegoi ajo.