Në spektaklin e kësaj të shtunë të “Big Brother VIP” Kiara Titos iu dha një avantazh në lojë, duke iu shfaqur një klip me informacione se ca shkruhet për të jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Klipi i përgatitur nga produksioni nuk u prit mirë nga Kiara, Luizi por edhe nga opinioni publik pasi ishin përzgjedhur vetëm artikuj negativë.
Në mesin e titujve të portaleve në një prej tyre thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin. Nisur nga kjo miqtë e moderatores kanë reaguar të revoltuar në rrjetet e tyre sociale. Sipas tyre, Kiarës i është përcjellë informacion i cunguar dhe vetëm tituj negative.
“Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që ju kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës. Kush dreqin janë këto shokë? Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia? Apo s’jam shoku i ngushtë? Apo s’jam shoku i ngushtë për klikime?”, ka shkruar Niko Komani.
Ndërkohë ka reaguar edhe Klea Huta, e cila po ashtu ishte në titujt e një portali. “Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë? Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t’u transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen ‘cyber bullying’ ndaj teje. A sa bukur a”.
Dhe në fakt duhet thënë që artikujt e përzgjedhur ishin vetëm tituj negativë dhe vetëm avantazh në lojë nuk mund ta cilësoje këtë klip. Mbetët për t’u parë se si do të reagojë Kiara gjatë këtyre ditëve..